Termat dhe kushtet e Alpha Bank Albania

 

Modifikuar për herë të fundit: [22 janar 2018]

 

Hyrja dhe përdorimi i kësaj faqe interneti ku përmenden produkte dhe shërbime të American Express, tregon që vizitorët kanë lexuar dhe pranuar kushtet e poshtëpërmendura.
Banca Intesa zahteva da se svi posetioci našeg (naših) sajtova na internetu, na kojima se pominju American Express brendirani proizvodi i usluge („Sajt“) pridržavaju sledećih pravila i propisa. Pristupanjem Sajtu potvrđujete da ste upoznati i da prihvatate te uslove.1. ZOTËRIMI I FAQES SË INTERNETIT
Kjo Faqe interneti zoterohet dhe kontrollohet nga Alpha Bank Albania sipas licensës me American Express. Kompania American Express, filialet dhe degët e saj nuk kanë asnjë përgjegjësi ose detyrim për faqen e internetit.
2. LIGJI DHE RREGULLAT
Përdorimi dhe hyrja në këtë faqe interneti është subjekt i të gjitha ligjeve të zbatueshme kombëtare dhe vendore, si dhe rregullave të aplikuara për rrjetin.
3. E DREJTA E AUTORIT / MARKAT TREGTARE
Markat tregtare, logot dhe markat e shërbimit (“Markat”) të shfaqura në faqen e internetit i përkasin Alpha Bank Albania, American Express dhe palëve të tjera. Përdoruesit janë të ndaluar të përdorin Markat e paraqitura në këtë faqe pa autorizimin e Alpha Bank Albania, American Express dhe palëve të treta që mund të kenë në pronësi Markat. Çdo material në këtë faqe interneti është e mbrojtur nga e drejta e autorit. Përdoruesit janë të ndaluar të modifikojne, kopjojnë, shpërndajnë, transmetojnë, publikojnë, shesin, licensojnë, të krijojnë vepra të prejardhura ose të përdorin përmbajtje të kësaj faqe, për qëllim tregtimi ose publik.
4. MOS-GARANTIMI
I GJITHE INFORMACIONI NË FAQE JU OFROHET “SIÇ ËSHTË” PA ASNJË LLOJ GARANCIE, QOFTË E SHPREHUR APO E NËNKUPTUAR, DUKE PËRFSHIRË POR PA U KUFIZUAR NË, GARANCITË E NËNKUPTUARA TË TREGTIMIT DHE PËRSHTATJES PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË, TITULLIT, MOS-SHKELJES SË TË DREJTAVE, SIGURISË OSE SAKTËSISË. 
Alpha Bank Albania dhe American Express nuk janë përgjegjës dhe nuk vërtetojnë saktësinë ose seriozitetin e çdo opinioni, këshille ose deklarate të publikuar në këtë faqe nga palë të tjera. Në asnjë rast American Express nuk është përgjegjëse për humbje ose dëme të shkaktuara nga informacione që përdoruesit i kanë marrë nëpërmjet rrjetit. Është përgjegjësia e përdoruesit të vlerësojë saktësinë, plotësinë ose përdorimin e çdo lloj informacioni, opinioni, këshille, ose çdo lloj materiali tjetër të mundësuar nga rrjeti. Ju lutemi kërkoni mendimin e profesionistëve për sa i përket vlerësimit të informacioneve specifike, opinioneve, këshillave apo çfarëdo përmbajtje tjetër.
5. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
Alpha Bank Albania dhe American Express nuk mbajnë asnjë përgjegjësi (qoftë kjo kontraktore, jashtëkontraktore, e kufizuar ose e pakufizuar) për asnjë dëm të lidhur me përdorimin e Faqes, qoftë ky direkt, indirekt, rastësor ose dëme të veçanta që rrjedhin ose janë në çdo mënyrë të lidhur me aksesin në Faqe ose përdorimin e Faqes, (edhe nëse Alpha Bank Albania ose American Express janë vënë në dijeni për mundësinë e këtyre dëmeve) dukë përfshirë këtu edhe përgjegjësi të lidhur me viruse që mund të infektojnë kompjuterin e përdoruesit
6. FSHEHTËSIA E KOMUNIKIMIT TË PËRDORUESIT
Përveç rastit kur kërkohet me ligj, Alpha Bank Albania do të ruajë fshehtësinë e të gjitha komunikimeve të përdoruesit që përmbajnë informacione personale të përdoruesit dhe të cilat i transmetohen direkt Alpha Bank Albania. Postime/shënimet nga një përdorues në një tabelë mesazhesh ose në dhoma chat-i, nuk do të konsiderohen si private dhe si të tilla Alpha Bank Albania mund t’i përdorë ose shpërndajë këto informacione (duke përfshirë këtu ide, koncepte, njohuri ose pronësi intelektuale të tjera) të çdo shoqeri mëmë, filiale dhe dege ose tek American Express për çfarëdo arsye dhe kur konsiderohet e përshtatshme nga Alpha Bank Albania dhe është konform ligjit të zbatueshëm.
7. FAQE INTERNETI TË LIDHURA
Alpha Bank Albania dhe American Express nuk janë përgjegjës për përmbajtjen e disponueshme në Faqe të tjera interneti të lidhura me Faqen e Alpha Bank Albania. Hyrja në Faqe të tjera të lidhura me Faqen e Alpha Bank Albania  është në përgjegjësi të vetë përdoruesit.
8. POSTIMET/SHËNIMET
Alpha Bank Albania dhe American Express nuk kanë asnjë detyrim të rishikojnë mesazhe, informacione ose përmbajtje të postuara në Faqe nga përdoruesit dhe nuk marrin asnjë përgjegjësi për postime/shënime të tilla. Pavarësisht nga deklarata e mësipërme Alpha Bank Albania, mund të monitorojë herë pas here Faqen për postime/shënime të tilla dhe të pranojë ose refuzojë postime/shënime të cilat përmbajnë:
Çdo material që ka përmbajtje të dëmshme, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, diskredituese, vulgare, të pahijshme, profane, raciste, etnike ose çdo material të dëmshëm të çdo lloji, duke përfshirë këtu por pa u kufizuar, në materiale që mund të shtyjnë dikë të kryejë një kundravajtje penale, të sjellë përgjegjësi civile ose përndryshe të shkelë ligjin vendor, shtetëror, kombëtar apo ndërkombëtar.Reklama të çdo lloji.Mesazhe nga përdorues që imitojnë të tjerë.Informacione personale si mesazhe që tregojnë numra telefonash, numra sigurimesh shoqërore, numra llogarie, adresa ose referenca punëdhënësi.Mesazhe nga persona të paautorizuar punonjës të Alpha Bank Albania ose American Express, të cilët lëshojnë deklarata në emër të Alpha Bank Albania ose American Express.Mesazhe që ofrojnë shkarkim të paautorizuar të informacioneve private ose të mbrojtura nga e drejta e autorit.Mesazhe të shumëfishta të vendosura brenda dosjeve individuale nga i njëjti përdorues që theksojnë të njëjtën gjë.Letrat zinxhir të çdo lloji.9. TRANSMETIM I TË DHËNAVE PERSONALE
Përdoruesi është në dijeni dhe është dakord që duke i siguruar Alpha Bank Albania informacione personale dhe të regjistruara të përdoruesit përmes Faqes, përdoruesi të pranojë transmetimin e këtyre të dhënave përtej kufijve ndërkombëtare, si të nevojshme për përpunim në përputhje me praktikat standarde të biznesit të Alpha Bank Albania.
10. NDRYSHIME NË RREGULLORE
Alpha Bank Albania, ka të drejtën të rishikojë Rregulloren dhe Rregullat e Rrjetit në çdo çast dhe përdoruesit duhet të informohen për ndryshimet në këtë Rregullore dhe Rregulla dhe t’i zbatojnë ato (me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me American Express).
11. SHKELJE E RREGULLORES
Alpha Bank Albania dhe American Express kanë të drejtën të kërkojnë kompensim konform ligjit për shkeljen e Rregullores dhe Rregullave të Rrjetit, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për të bllokuar hyrjen në Faqe nga një adresë e veçantë Interneti.
12. HYRJA NË ZONË TË MROJTUR/LEJEKALIMI
Hyrja dhe përdorimi i zonave të Faqes të mbrojtura me lejekalim, i lejohen vetëm personave të autorizuar. Persona të paautorizuar që tentojnë të hyjnë në këto zona të Faqes mund të ndiqen penalisht.
13. LIGJI
Përdoruesit e kësaj faqeje pranojnë të verprojnë sipas ligjit në fuqi  të Shqipërisë.

 

American Express Logo
American Express: Don't live live without it
American Express: Don't do business without it

Të gjithë përdoruesit e shërbimeve tona online janë subjekte të Deklaratës së
Privatësisë dhe i pranojnë detyrimet e kushteve të shërbimit.

© 2024 American Express Company.

Albania Promeni zemlju